
Zjarri në pyjet e Bodes në Maliq ka dalë totalisht jashtë kontrollit duke shkrumbuar dhjetëra hektarë të llojit pishë.
Pavarësisht përpjekjeve disa ditore të zjarrfikësve, punonjësve të pyjores dhe strukturave të tjera ato nuk ja kanë dalë dot që të vendosin flakët nën kontroll. Bimësia e lartë por edhe era kanë ndikuar që zjarri të përhapet me shpejtësi të madhe.
Bëhet me dije se është kërkuar ndihmë për ndërhyrje nga ajri, por ende nuk ka asnjë reagim mbi këtë kërkesë, ndërsa flakët vijojnë të djegin gjithçka që gjejmë përpara.
Ndërkohë, zjarri i cili prej 4 ditësh kishte përfshirë Shëngjinin, është shuar ditën e sotme. Kjo është bërë me dije nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, ku theksohet se në 4 ditë u angazhuan 308 efektivë të Forcave të Armatosura për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
“Angazhim maksimal: mbi 308 efektivë nga FA me 30 mjete, 3 autoambulanca, 1 autobot uji, 1 helikopter Cougar, 3 automjete zjarrfikëse të bashkisë Lezhë; 1 automjet zjarrfikëse nga bashkia Mirditë, 3 automjete zjarrfikëse nga Kamza, 4 automjete zjarrfikëse nga Tirana, 1 automjet zjarrfikëse nga Mati, 1 automjet zjarrfikëse nga Berati, 1 automjet zjarrfikëse nga Fieri, 1 automjet zjarrfikëse nga Lushnja, 1 automjet autobot nga Shkodra, 1 automjet zjarrfikëse nga Vau Dejës, 1 automjet zjarrfikëse nga Kukësi, 1 automjet zjarrfikëse nga Porti Shëngjin, 1 automjet zjarrfikëse nga Porti Durrës, dhjetra forca Policore dhe Urgjenca Mjekësore”, njoftoi Agjencia e Mbrojtjes Civile.
Lini një Përgjigje