
Xhezmi Metushi, shef zjarrfikëses Lushnjë, në një intervistë për mediat u shpreh se 10 banorë rrezikuan jetën si dhe 3 punonjës të zjarrfikëses.
Sipas Metushit ende nuk ka dalë shkaku pse ndodhi zjarri, ndërsa shtoi se vatra mund të jetë nisur nga kati i katërt në një dyqan këpucësh.
Më tej ai ka thënë se nuk kanë pasur kapacitet për të ndërhyrë në kohë.
"Shumë e vështirë. Është pallat shumë katësh. Kishim shumë vështirësi. Në si bashku u ngrit shteti në këmbë. Mbi 10 zjarrfikëse. Rreth 10 banorë rrezikuan jetën por i evokuam në kohë. 3 punonjës zjarrfikëse rrezikuan jetën. Nuk patëm kapacitete për të ndërhyrë në kohë. 10 apartamente banimi dje ne rrezik te madh
Akoma nuk ka dalë shkaku. Nuk bëjmë ne përllogaritje dëmesh. Mendojmë se mund të ketë ardhur nga kati i katërt. Ambientet e një dyqani këpucësh. Objekti ishte në flakë. Nuk ka asnjë vatër zjarri. Ua jap me garanci", tha Metushi.
Lini një Përgjigje