TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2025, 11:10

Zjarri në Finiq ende aktiv, shkak rënia e një pishe mbi telat e energjisë elektrike; ndërhyrja e zjarrfikësve e pamundur për shkak të terrenit

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në Finiq ende aktiv, shkak rënia e një pishe mbi telat e

Një zjarr, i cili vijon të jetë aktiv edhe në këto momente po më i pakët, përfshiu pasditen e djeshme një sipërfaqe me pisha në zonën mes fshatrave Malçan, Grazhdan dhe Zminec, në bashkinë Finiq.

Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë rënia e një pishe mbi telat e linjës së energjisë elektrike. Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja me mjete zjarrfikëse ka qenë e pamundur.

Forcat zjarrfikëse kanë punuar në kushte të vështira për të izoluar flakët dhe për të mos lejuar përhapjen e tyre drejt zonave të banuara, të cilat u rrezikuan.

Përveç zjarrfikëses së Finiqit në ndihmë shkuan zjarrfikës nga Saranda,Delvina, Konispoli dhe Himara. Për fikjen e plotë të zjarrit është kërkuar madje edhe ndërhyrja nga ajri. Zjarri vazhdon edhe në këto momente por më i pakët.

Lini një Përgjigje