Policia ka reaguar për zjarrin e përmasave të mëdha që ka rënë në lagjen Qafë Hardhi pranë tregut në Shkodër.
Forca të shumta zjarrfikëse drejt vendit të ngjarjes. Për momentin nuk raportohet për të lënduar.
'Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr.
Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.
Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.', njofton policia.
Lini një Përgjigje