TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Qershor 2024, 18:08

Spitali i Korçës në shërbim të Klinikës Private!

Shkruar nga Pamfleti

 

Spitali i Korçës në shërbim të Klinikës Private!
Spitali Rajonal i Korçës /

Kush fshihet prapa kësaj Klinike me seli në Korçë dhe filiale në kryeqendër?

Po bëjmë disa pyetje dhe disa duhet t’i dëgjojnë me vëmendje:

1. Pse nuk punon Skaneri në Spitalin e Korçës dhe pacientët detyrohen të shkojnë tek Klinika Private?

2. Pse nuk punon Fibroskopia në Spitalin e Korçës dhe pacientët detyrohen të shkojnë tek Klinika Private?

3. Pse ka 4 mjekë specialistë gastro-hepatologe në Spitalin e Korçës, nga 2 që do të duhet të jenë?

4. Pse në Spitalin e Korçës ka vetëm 1 mjek specialist endokrinolog dhe nuk sjellin një të dytë që e kërkon organika?

5. Pse qendrat shëndetësore, pas datës 10 të çdo muaji, u thonë pacientëve që nuk është e mundur të bëhen analiza në shtet dhe i dërgojnë tek Klinika Private?

6. A punon kunati i drejtorit të Spitalit të Korçës në administratën e këtij spitali dhe a ka konflikt interesi?

Këto pyetje po ja drejtojmë personave përgjegjës, politikanëve të zgjedhur dhe kryepolitikanit deputetit dhe ministrit Peleshi.

Shërbimi Spitalor në Korçë është vënë dukshëm prej vitesh në shërbim të Klinikës Private mjekësore!

Tek cila Klinikë shkojnë pacientët e Spitalit të Korçës, këtë e dinë mirë të gjithë korçarët, por pas pak kohë, me fakte dhe emra pacientësh do e mësojë e gjithë Shqipëria.

Kush fshihet prapa kësaj Klinike me seli në Korçë dhe filiale në kryeqendër?

Mos ndoshta kjo klinikë është edhe lavanteri parash?

Kemi të drejtë nga situata në Spital që të bëjmë edhe shumë pyetje të tjera, por sot po e lëmë me kaq.

Jemi personel mjekësor dhe na vjen rëndë nga pacientët që detyrohen të shkojnë tek privati, në këtë gjoja sistemin shëndetësor falas që na reklamon qeveria.

Nëse ka drejtësi, institucionet e saj duhet të veprojë, sepse populli i gjorë që paguan sigurime dhe taksa, po vidhet nga privati me mburojën e politikës!

Nga një grup mjekësh në spitalin e Korçës/Pamfleti

spitali i korçës klinika private

Lini një Përgjigje