TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Gusht 2025, 16:12

Zjarret në Poliçan, situatë kritike; kërkohet ndërhyrje nga ajri dhe evakuim banorësh

Shkruar nga Pamfleti

Zjarret në Poliçan, situatë kritike; kërkohet

Zjarret kanë krijuar një situatë kritike edhe në Bashkinë Poliçan, ku në fshatin Plashnik, është kërkuar evakuimi i banorëve dhe ndërhyrje nga ajri.

Alarmi është dhënë nga Kryebashkiaku i Poliçanit.

“Është një situatë e rënduar në fshatin Plashnik, sidomos në njësinë administrative Tërban. Gjendja është kritike. Mezi po nxjerrim banorët nga banesat për shkak të zjarrit dhe tymit”, tha ai.

Në fshatin Vokopolë, njësia administrative Tërpan, bashkia Poliçan, si pasojë e një shkëndije nga shkëputja e linjës së tensionit është aktivizuar një vatër zjarri, e cila në pak kohë ka marrë përmasa.

Në vendngjarje u angazhuan forca dhe mjete nga MZSH dhe bashkia. Si pasojë e zjarrit u dogjën 6 banesa, nga të cilat 3 të pabanuara.

 

Lini një Përgjigje