TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Gusht 2025, 15:56

Situata e zjarreve, Rama njofton arrestimin e 10 piromanëve: Policia po evakuon qytetarët nga zonat e rrezikuara

Shkruar nga Pamfleti

Situata e zjarreve, Rama njofton arrestimin e 10 piromanëve: Policia po

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje, sipas të cilave evidentohen persona, që dyshohen si zjarrvënës në zona të ndryshme të vendit.

Rama njofton se gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Policisë kanë identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve. Prej tyre 10 janë arrestuar dhe 4 janë proceduar penalisht.

“Forca Kombëtare e Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale janë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe mbështetur Emergjencat Civile e Zjarrfikësit për shuarjen e flakëve”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje