TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Gusht 2025, 15:17

Shkumb e hi, publikohen pamjet me dron nga Delvina (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shkumb e hi, publikohen pamjet me dron nga Delvina (Video)

Këto janë pamjet nga ajo që ka mbetur pas zjarrit të madh që përfshiu Delvinën mbrëmjen e së martës dhe në orët e para të së mërkurës.

Në videon e siguruar nga Euronews Albania shihen faqet e kodrave, ku në vend të pemëve ka mbetur vetëm hi.

Ndërkohë, mesditën e së mërkurës, ekipet e zjarrfikësve të BMEC (Forcat e Armatosura) kanë arritur të ndalojnë  avancimin e flakëve drejt banesave në Delvinë.

Të shpërndara në pika të ndryshme të qytetit, mjetet zjarrfikëse dhe efektivët vijojnë prej disa orësh luftën me zjarrin, të mbështetur nga ajri dhe në bashkëpunim me strukturat lokale të emergjencave civile dhe Policinë e Shtetit.

Lini një Përgjigje