TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Janar 2025, 17:14

Zjarr në katin e dytë të një pallati në Durrës, shpërtohen dy të moshuara

Shkruar nga Pamfleti
Zjarr në katin e dytë të një pallati në Durrës,
Pamje ilustruese

Një zjarr ka rënë në një pallat pasditen e sotme në lagjen nr. 7 të Durrësit. Mësohet se zjarri ka rënë në katin e dytë të një pallati te vendi që njihet si Çezma e Ferrës. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, por paraprakisht dyshohet se shkak është një pajisje elektrike.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse dhe një autoambulancë kanë mbërritur në vendngjarje.

Bëhet me dije se në banesë kanë qenë dy të moshuara. Njëra ka dalë vetë kurse tjetra me ndihmën e zjarrfikseve, teksa raportohet se nuk ka persona të dëmtuar. E moshuara dhe një banor i një kati më lart janë dërguar në spital por nuk paraqesin probleme shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Zjarr në katin e dytë të një pallati në Durrës,

Lini një Përgjigje