TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Korrik 2024, 09:06

Zjarr intensiv në fshatrat e Dropullit, një helikopter dhe 30 efektivë të FA në aksion për shuarjen e flakëve

Shkruar nga Pamfleti
Zjarr intensiv në fshatrat e Dropullit, një helikopter dhe 30
Zjarr intensiv në fshatrat e Dropullit

Situata me zjarret në disa fshatra të bashkisë së Dropullit vijon të jetë e rëndë.

Sipas njoftimeve zyrtare, flakët janë përhapur me shpejtësi gjatë natës dhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë Finiq, të ndihmuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se helikopteri Cougar dhe rreth 30 efektivë të Forcave Të Armatosura janë riangazhuar mëngjesin e sotëm në operacionin për shuarjen e zjarrit intensiv.

Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme.

zjarr intensiv në fshatrat e dropulli

Lini një Përgjigje