TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Maj 2024, 08:16

Vrau tre fëmijët për hakmarrje? Ish-drejtori i policisë zbardh prapaskenat: Mesazhi që donte Alma t’i jepte burrit

Shkruar nga Pamfleti

Vrau tre fëmijët për hakmarrje? Ish-drejtori i policisë

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit Shemsi Prençi ka ngritur dyshimet në lidhje me tragjedinë në Shkodër, ku Alma Arrazi dyshohet se u vetëmbyt së bashku me fëmijët e saj.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se Alma mund ta ketë bërë këtë gjë për hakmarrje ndaj bashkëshortit.

“Kjo ngjarje përveç se kërkon një analizë shumë të thelluar. Alma mund ta ketë bërë për hakmarrje këtë, për t’i çuar një mesazh bashkëshortit. Gjithmonë duke iu referuar nëse nuk kemi një person të pestë. Nëse kishte nje tradheti te mëparshme ose disa e kapërdiu per ti dhene prioritet fëmijëve dhe ndërhyri tek bashkëshorti për ta kthyer lidhjen në normalitet”, tha Prençi.

 

femije vrasje hakmarrje mesazh alma

Lini një Përgjigje