TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Maj 2024, 07:20

Temperatura deri ne 28°C, mësoni parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura deri ne 28°C, mësoni parashikimin e motit për sot

Dita e Martë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare transparente të larta.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndimi-verilindje me shpejtësi mesatare 7m/sekondë, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor e lugina, era fiton shpejtësi 10-14m/sekondë duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen të jenë:
në zonat malore 9 deri 28°C
në zonat e ulëta 8 deri 30°C
në zonat bregdetare 12 deri 28°C

moti e marte parashikimi

Lini një Përgjigje