
Gjykata e Korçës la në burg 14-vjeçarin Enedio Guri, i cili vrau me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij Erald Xhejo.
Avokati i tij, Ledian Spaho tha për mediat se autori i ngjarjes ka shprehur pendesë në sallën e gjyqit i cili u shpreh se nuk donte që veprimet e tij të sillnin këtë pasojë.
Burime nga salla e gjyqit zbulojnë se autori ka qenë i përlotur para togave të zeza duke thënë se: “Nuk kam dashur të bëj vrasje. Ishte grindje e momentit. Jam shumë i penduar. Ngushëllime për familjen”.
Po ashtu edhe babai i autorit, Edison Guri mësohet të ketë shprehur ngushëllimet e tij për familjen, ndërsa gjykata e la edhe atë në qeli pas akuzave për përfshirjen e tij në vrasjes.
"Shpreh ngushëllimet për humbjen e familjarëve. Gjykata vendosi që autori të caktojë masën arrest në burg. Kjo pasojë e krijuar nga konflikt i çastit, edhe pse fëmijë, gjykata vlerësoi të vlefshëm arrestit, edhe për babain Edison Guri, po ashtu edhe për xhaxhain.
Të miturit e tjerë, gjykata vendosi jo të ligjshëm arrestimin, por vendosi mbikqyrjen nga prindërit dhe paraqitjen para gjykatës. Autori shprehu pendesë. Tha nuk doja të kishte këtë pasojë, se dija që veprimet e mia do krijonin këtë pasojë, shpreh ngushëllimet për familjen. Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe babai i të miturit duke thënë se na vjen keq për pasojën", tha avokati.
Lini një Përgjigje