
Lëvizja e qytetarëve përmes pikave kufitare të juglindjes ka qenë e lartë gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas të dhënave zyrtare, përmes pikës kufitare të Kapshticës ditën e djeshme kanë hyrë në Shqipëri 5,205 persona, ndërsa kanë dalë drejt Greqisë 6,291 persona.
Fluks i lartë është regjistruar edhe në pikën kufitare të Qafë-Thanës, ku kanë hyrë 5,388 shtetas dhe kanë dalë 4,442 shtetas.
Në total, përmes dy pikave të mëdha të qarkullimit në juglindje, gjatë një dite janë regjistruar mbi 21 mijë hyrje-dalje.
Në këtë periudhë, pikat kufitare përballen me lëvizje të shtuara, për shkak të kthimeve të qytetarëve nga pushimet e verës.
Lini një Përgjigje