TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Gusht 2025, 16:22

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, sociologia: Problem i mbartur ndër vite, prindërit po i neglizhojnë fëmijët

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, sociologia: Problem i mbartur

Sociologia Suela Kocibellinj ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku një 14-vjeçar humbi jetën tragjikisht nga një bashkëmoshatar i tij.

Ajo u shpreh se kjo ngjarje është një dramë shoqërore që lë gjurmë të pashlyeshme. Sipas sociologes, problemi është i mbartur ndër vite dhe trashëgohet tek të rinjtë.

"Janë plagë që nuk shuhen kurrë. Të iki jeta e një 14-vjeçari është një plagë që nuk i kalon as familjes së tij por as shoqërisë.

Sot në një situatë vere ku njerëzit kanë ato pak ditët e gëzueshme, që mendojnë të kalojnë disa ditë pushime, ti gjendesh tek trauma dhe tek drama e radhës e shoqërisë sonë, që dy të rinj ne vend që të ishin duke festuar, nuk e di se ka festa shumë tani verore, duke bashkëpunuar me njëri tjetër, patjetër për arsye banale, sepse një 14-vjeçar asnjëherë nuk mund të ketë arsye serioze për ti marr jetën dikujt, ndodh që një 14-vjeçar vret një bashkëmoshatar pa i ditur rëndësinë dhe vlerën jetës.

Çfarë po ndodh me 14-vjeçarët tanë?

Unë mendoj se kjo është një pyetje e artë nëse do kishte një fjali përkufizuese, shiko se po ndodh kjo dhe hajde ta zgjidhim.

Bëhet fjalë për fenomenet shoqërore të cilat asnjëherë nuk shkaktohen sot për të sjellë nesër pasojën, por janë të mbajtura ndër vite.

Fillon që tek prindërit e tyre, ose ndoshta edhe më herët, mënyra sesi janë rritur, mënyra sesi ata i kanë sjellë në jetë fëmijët dhe me sa dashuri, përkushtim dhe vëmendje kanë arritur t’ia përcjellin fëmijëve të tyre.

Unë e di që jo të gjithë adoleshentët vrasin, ama të gjithë adoleshentët janë adoleshentë, që do të thotë janë të rrëmbyer, nuk e njohin frikën e nuk e kuptojnë sesa e rëndësishme është jeta. Nuk e kanë të zhvilluar atë pjesë të trurit që të kuptojnë se çfarë ndodh pas", u shpreh Kocibellinj për “Ora News”.

Lini një Përgjigje