TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Gusht 2024, 14:54

Vrasja në Pogradec, Klodiana Lala hedh poshtë pistën e gjobëvënies: Ishte konflikt i çastit!

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja në Pogradec, Klodiana Lala hedh poshtë pistën e
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me vrasjen e ndodhur disa ditë më parë në Pogradec, ku mbeti i vrarë 42-vjeçari Egli Proga.

Sipas gazetares, ngjyrimi që ka marrë ngjarja ka qenë i panevojshëm, pasi nuk ka të dhëna që Egli Proga njihej me dhunuesin e tij Denis Meçe.

Lala sqaron se të gjitha të dhënat tregojnë se ka qenë një konflikt i çastit e më pas degradoi e çoi në rrahjen brutale që i mori jetën 42-vjeçarit.

“Është një dramë e madhe që babai i dy fëmijëve del nga shtëpia për tu nisur për në vendin e punës dhe lë dy fëmijë jetim nga disa njerëz të papërgjegjshëm e të pandëshkuar të cilët bëjnë ligjin ën zonë.

Autori i dyshuar është njeri me rekorde të theksuara kriminale, familja e tij në tërësi është problematike. Ajo që mua nuk më rezulton e konfirmuar në asnjë burim policor është se nuk ka asnjë kërkesë apo një gjobëvënie në drejtim të viktimës.

Ka pasur një përplasje në lokal. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja dhe ata janë sharë me njëri-tjetrin, kanë dalë jashtë dhe Denis Meçe e ka goditur Në momentin që ka rëndë ka pësuar edhe dëmtime të tjera të rënda”, tha Lala për “Euro News”.

Lini një Përgjigje