Kreu i Urgjencës Skënder Brataj ka reaguar lidhur me ngjarjes në Pogradec ku mbeti i vdekur Egli Proga, disa minuta pas deklaratës së Policisë së Shtetit.
Brataj ka treguar se si veproi Urgjenca Kombëtare që kur u mor thirrja për ndihmë në rastin e vrasjes së 42-vjeçarit Egrli Proga në Pogradec.
Kreu i Urgjencës, ka hedhur poshtë pretendimet e familjarëve se autoambulanca është vonuar 30 minuta, duke theksuar se ka mbërritur në kohën e duhur.
Ai tha se i gjithë misioni mjekësorë që nga marrja e thirrjes e deri në mbërritjen në spital, ka zgjatur 20 minuta.
“Nga verifikimi që kemi kryer, rezulton se në orën 19:12 minuta ka ardhur thirrja e Policisë së Pogradecit drejt urgjencës, ku kërkohet ndërhyrje e shpejtë për një person që gjendet në rrugë, në rrethrrotullimin te Agjencia. Infermieri i vlerësimit ka kaluar të dhënat dhe misionin ekipit të Pogradecit dhe në 19:18 minuta ka mbërritur ambulanca në vendngjarje. Pas 2 minutash, pacienti është vendosur në autoambulancë, pra në 19:20, dhe është drejtuar drejt spitalit të Pogradecit. Përgjatë 11 minutave të rrugës nga vendngjarja në spital, pacienti është asistuar nga stafi mjekësor. I gjithë misioni ka qenë në total 20 minuta, duke nisur nga kërkesa për ndihmë”, tha Brataj.
Lini një Përgjigje