TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Dhjetor 2023, 11:14

Marku: Opozita është në ditët më të vështira, e shoh si fundin e një epoke

Shkruar nga Pamfleti

Marku: Opozita është në ditët më të vështira,

Analisti Mark Marku thotë se e shikon situatën që ka përfshirë PD-në dhe Sali Berishën si fundin e një epoke të tranzicionit.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Marku shprehet sepolitika shqiptare nuk do të jetë siç ka qenë në 30 vjet.

'E shikoj si fundin e një epoke me të gjitha dilemat, problemet e epokës së tranzicionit dhe mënyra se si do të bëhet ndryshimi… Nuk do të jetë më as politika shqiptare, as jeta politike siç ka qenë në 30 vjet. Po bie miti i partive politike në Shqipëri. Këtu po goditet një prej shtyllave të këtij sistemi që kemi pasur në 30 vjet që është Sali Berisha dhe mendoj që ka njëfarë… kjo që ka ndodhur sot, duhet të kishte ndodhur në fillim të procesit me Berishën. SPAK ka pasur një ngut të paarsyeshëm, këtë që ka bërë sot, mund ta kishte bërë që herën e parë. Vetë SPAK ka krijuar mundësinë që ky proces të politizohet. Fati i partive lider, aty ku lideri bie, bien dhe partitë. Opozita do të jetë në ditën më të vështirë. Sikur Berisha të gjente disa figura dhe të ju thoshte “merreni partinë tani” dhe sikur të hapte një proces të ristrukturimit real jo me fjalë, PD-ja nuk do të goditej kaq shumë. Tani PD-ja është një një situatë shumë delikate.', tha ai.

Figurën që mund të merrte lideshipin e PD-së, Mark Marku thotë se sheh Ilir Alimehmetin.

Lini një Përgjigje