TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Dhjetor 2023, 09:28

U kapën duke bërë pazare për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit, GJKKO jep vendimin për Kristo Agalliun dhe Agron Durajn

Shkruar nga Pamfleti

U kapën duke bërë pazare për blerje votash në zgjedhjet

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit burg Kristo Agalliun, i cili akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe me 8 muaj burg Agron Durajn i cili akuzohet për korrupsion pasiv.

Të dy këta persona, u filmuan teksa diskutonin për shitjen e 4 votave për shumën e 15 mijë lekëve.

Kristo Agalliu i cili asokohe njihej si koordinator i Partisë së Lirisë në Kuçovë ka ofruar shuma monetare të pandehurit Agron Duraj për të ndikuar në vullnetin e këtij të fundit, në mënyrë që të votojë një kandidat të caktuar në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, që janë zhvilluar datën 14 Maj 2023.

Kristo Agalliu u kap në zonën e Freskut, duke negociuar në telefon për të shitur katër vota të familjes së tij kundrejt shumës 150 mijë lekë të vjetra. 51-vjeçari kërkonte t’i paguhej dhe karburanti për të shkuar deri në Kuçovë aty ku edhe do të votonte.

100 mijë lekë është turp. Hajde t’ja marrim kot, por turp 100 mijë lekë. Po mirë t’i dy vota ke, unë kam katër vota. Po mirë unë kam makinë vetë, ç’e dua makinën e tij unë! Po të më hedhë karburantin ai… Thoji kështu, më dëgjo, i thuaj 100 mijë lekë dhe 50 mijë lekë naftë, hajde pazari i fundit”, ishte biseda e Kristo Agalliut me Agron Durajt përmes telefonit.

gjkko pazare votash

Lini një Përgjigje