TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Dhjetor 2023, 08:21

Afera e PS me djegësit, Mërtiri i hedh fajin Ballukut: Pengoi punën e inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit

Shkruar nga Pamfleti
Afera e PS me djegësit, Mërtiri i hedh fajin Ballukut:
Mirel Mërtiri

Mirel Mërtiri, arkitekti kryesor të tre inceneratorëve që gllabëruan miliona e miliona euro në një intervistë televizive nuk pranoi asnjë akuzë të ngritur ndaj tij.

Ndër të tjera  Mërtiri është përgjigjur se pse nuk punon inceneratori i Elbasani dhe i Fierit.

Sipas tij, arsyeja pse këta dy inceneratorë nuk punojnë është se janë penguar nga ministrja e Energjisë, Belinda Balluku.

“Ti shqetësohesh për përgjigjen time dhe nuk shqetësohesh që janë marrë 130 milionë euro. Më lër ta them. Impianti i përpunimit dhe trajtimit të mbetjeve në Tiranë, ashtu si në Elbasan dhe në Fier janë struktura komplekse, ku përfshin impiantin e trajtimit të ujërave, impiantin e depozitimit të mbetjeve, impiantin e trajtimit të mbetjeve me west-energy. Këto janë struktura kontraktuale”, u shpreh ndër të tjera Mërtiri.

 

mirel mërtiri

Lini një Përgjigje