
Gjykata Penale e Tiranës vendosi këtë të mërkurë masën e sigurisë “arrest në burg” për tre personat e arrestuar pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit.
Masat e sigurisë u caktuan për Elvis Shkambin, autorin e vrasjes, Gjon Shkambin, xhaxhain e tij, dhe Banush Koxhajn, punonjësin e Gjykatës së Apelit.
Pas përfundimit të seancës, foli për mediat avokati i Elvis Shkëmbit, autorit të vrasjes, i cili tha se vrasja ka ndodhur pasi xhaxhai i Elvisit ka kaluar derën e gjykatës. Kujtim Ibra shpjegoi se autori ka kërkuar falje ndaj familjes së gjyqtarit dhe dy personave të plagosur, ndërsa tha se armën e ka pasur për shkak se ka punuar në institucione sigurie. Avokati i Shkëmbit tha se ka marrë vesh që roja është i sëmurë nga diabeti dhe se ditën e ngjarjes ka qenë i sëmurë.
“Ka vuajtur shumë sa i takon çështjeve civile, ka hyrë në shumë borxhe për shkak të një kalvari të gjatë. Tronditja ka qenë për shkak të vendimit të dhënë, duke qenë se do rikthehej edhe njëherë çështja në fillim. Arma nuk ka qenë me leje, pro shkëmbi pretendon se ka punuar në disa institucione. Ai kaq deklaroi në seancë. Duhet ti kërkojmë falje familjes Kalaja, ka kërkuar falje për dy të plagosurit dhe për gjyqtarin. Është goditur një gjyqtar, është i pajustifikueshëm, gjyqtari dhe prokurori janë në zbtim të ligjit nuk mund të vriten dhe unë besoj se kjo kambanë alarmi do jetë edhe për sistemin e drejtësisë, që s’duhet të arrijnë në zvarritje të tejskajshme”, tha avokati.
Lini një Përgjigje