TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Tetor 2025, 10:00

U la në burg, zbardhet dëshmia e rojës së sigurisë në gjykatë: Kam probleme me shikimin

Shkruar nga Pamfleti

U la në burg, zbardhet dëshmia e rojës së sigurisë

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Elvis Shkambin, Gjon Shkambin dhe rojën e sigurisë Banush Koxhajn, të akuzuar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.

Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, nën drejtimin e gjyqtares Marinela Osmani.

“Në momentin që kaluan në skaner nuk kam qenë mirë më shëndet. Kam njoftuar kancelaren dhe i kam kërkuar pushim. Kam qenë i sëmurë, para se me kaluar palët në skaner, unë kam lajmëruar dhe kancelaren se nuk ndihem, pasi vuaj nga diabeti. Kjo sëmundje me jep probleme me shikimin. Një orë më pas kancelarja më ka dhënë leje për t’u larguar por nuk jam zëvendësuar”, ka thënë ai.

Lini një Përgjigje