TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Mars 2026, 06:51

Vranësira dhe reshje, si parashikohet moti për ditën e hënë

Shkruar nga Pamfleti

Vranësira dhe reshje, si parashikohet moti për ditën e

Reshjet priten kryesisht në jug dhe qendër deri në mesditë, ndërsa pasditja sjell kthjellime në të gjithë territorin

Shqipëria pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë ditës së hënë. Sipas parashikimeve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me intervale kthjellimesh, veçanërisht në zonat veriore të vendit.

Reshjet e shiut parashikohen të nisin që në orët e para të 24-orëshit, kryesisht në zonat jugore dhe qendrore të vendit, me intensitet të ulët. Në periudha të shkurtra ato mund të marrin formën e shtrëngatave.

Ndërkohë, në veri reshjet priten të jenë më të izoluara, kryesisht në formë pikash shiu dhe kryesisht në zonat me reliev malor. Meteorologët parashikojnë që pas orëve të pasdites reshjet të ndërpriten në të gjithë territorin, duke i lënë vend motit kryesisht të kthjellët.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje, me një shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë. Në zonat bregdetare, lugina dhe male, era mund të arrijë deri në 14 metra në sekondë.

Ndërkohë, në det pritet një valëzim i lehtë deri mesatar, me forcë nga 1 deri në 3 ballë.

Vlerat minimale dhe maksimale të temperaturave do të ulen, krahasuar me ditët e fundit, por sërish mbeten në nivele të larta për stinën ku jemi. 

Temperaturat në të gjithë vendin parashikohen si më poshtë:

Vranësira dhe reshje, si parashikohet moti për ditën e

Vranësira dhe reshje, si parashikohet moti për ditën e

 

 

reshje moti vranesira

Lini një Përgjigje