TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Mars 2025, 12:12

VOA që e ndiqte e gjithë Bota kishte 1300 punonjës; RTSH që nuk e sheh as Babloku ka 1200 punonjës

Shkruar nga Pamfleti

VOA që e ndiqte e gjithë Bota kishte 1300 punonjës; RTSH që

Sipas studimit të ministrisë së Financave; në RTSH duhet të këtë maksimumi 300 punonjës, studim që qeveria e miratoi dhe i kërkoi ish- drejtorit Alfred Peza, që brenda prillit 2024 të pakësonte me 50% numrin e punonjësve, por kërkesa u anulua me urdhër të Bablokut…

Po e nisim me dy fakte krahasues:

1. Mbyllja e transmetuesit “Zëri i Amerikës” me urdhër të presidentit Donald Trump, zbuloi që kjo media me shtrirje e ndikim në gjithë Botën, kishte 1300 punonjës në qendër dhe korrespondentë e analistë në shumë shtete.

2. Gjatë raportimit që Këshilli Drejtues i RTSH bëri në Komisionin për Mediat, u zbulua fakti, që ka 1200 punonjës në qendër dhe stacionet e saj në Gjirokastër, Korçë, Shkodër e Kukës.

Mafton krahasimi mes numrit të punonjësve te “Zëri i Amerikës” e RTSH-së, për të kuptuar se sa parazitë paguhen nga shteti dhe çfarë mjerimi programor, mediokriteti e banalitetesh ka.

“Zëri i Amerikës” që deri para 10 ditësh trasmetonte 1500 orë lajme në javë në 50 gjuhë, financohej nga buxheti i Shtetit Amerikan dhe kishte gazetarë, analistë e korrespondentë profesionistë që bënin gazetari edhe në shtete në gjendje lufte.

RTSH financohet nga buxheti i shtetit dhe  transmeton 4 herë nga 15-20 minuta lajme në ditë, me përmbajte për qeverinë, politikën e lajme sociale të kopjuara nga portalet, por dhe programe mediokre e ritransmeton nga 3-4 herë në ditë, të njëjtët dokumentarë të para 15-20 vitesh.

Lajmet dhe programet e transmetuesit “Zëri i Amerikës” me 1300 punonjës, i ka ndjekur e gjithë Bota, ndërsa lajmet dhe programet e RTSH-së nuk i ndjek as kryeministri Edi Rama, i cili ka deklaruar publikisht, se nuk e shikon dhe nuk do ta shikojë kurrë këtë “rrangallë”.

Por pavarësisht, se kryeministri e quan RTSH-në “rrangallë”, i jep çdo vit 6 milionë Euro nga buxheti i shtetit; i lejon të mbajë 15 milionë Euro të taksës së televizorit çdo vit; afro 2 milionë Euro të ardhura të tjera dhe i miraton strukturën me 1200 punonjës.

DASH e mbylli “Zërin e Amerikës” megjithëse kishte ndjekje globale, ndërsa qeveria shqiptare, nuk themi të mbyllë RTSH-në që nuk e shikon as Babloku; por të mos i paguajë 1200 punonjës që vegjetojnë dhe drejtorë, borde që kanë punësuar familjarët e dashnoret që veç vjedhin e rrinë kot.

Qeveria mund ta kalojë me vetë-financim RTSH-në, sipas skemës së shumë vendeve brenda e jashtë BE, që televizioneve shtetërore u financojnë vetëm 20% të aktivitetit, si detyrim vetëm për publikimet e programet shtetërore, ndërsa 80% i sigurojnë vetë.

Sipas studimit për strukturat programore që ka bërë ministria e Financave; në RTSH duhet të këtë maksimumi 300 punonjës, por ka 1200 punonjës.

Në muajin janar 2024, qeveria e miratoi studimin e ministrisë së Financave dhe i kërkoi ish-drejtorit Alfred Peza, që brenda muajit prill 2024, të pakësonte me 50% numrin e punonjësve, por kërkesa u anulua me urdhër të Bablokut./Pamfleti

voa rtsh punonjës

Lini një Përgjigje