Andrea Çaushi është arrestuar disa herë, për trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe sulm të organizuar me armë, në hotelin e një bashkëpunëtori në trafik droge e pastrim parash, por më pas armik për prishje pazaresh droge dhe rival në biznesin e hotelerisë në Sarandë...
Nëpërmjet zyrtarëve hajdutë tokash në bregdet, zaptues plazhesh e resortesh, Babloku sajoi një takim me pronarë hotelesh në Sarandë, me qëllim joshjen, duke i lejuar të bëjnë evazion.
Sipas ligjit për tatimet dhe vetë-deklarimin e të ardhurave, çdo biznes duhet të veprojë me kasë fiskale, për të deklaruar çdo qindarkë dhe me bilanc tatimor për xhiron, shpenzimet e fitimet.
Por Babloku, ka nisur fushatën me shpërfillje të ligjit për tatimet e avazionin fiskal, duke bërë pazare banditeske me pronarët e hoteleve dhe resorteve në bregdet, me ministrin e Financave, Petrit Malaj, me tatimorët dhe kryebashkiakët e zonave bregdetare.
Sipas Bablokut, nëse pronarët e hoteleve, resorteve dhe zaptuesit plazheve, do deklarojnë vetëm 65% të të ardhurave reale gjatë sezonit të verës dhe 30% gjatë stinës së dimrit, nuk do t’u bëhet asnjë kontroll tatimor, por do t’u pranohen bilancet në këto përqindje.
Babloku kishte në krahë Kryetarin e Bashkisë të Sarandës, tepelenasin Oltion Çaçi, ndërsa prezent, përveç zyrtarëve me hotele e plazhe, ishin dhe dy tepelenasit Andrea Çaushi e Arben Muçobega, me dosje si trafikantë drogë, pastrim parash, zaptim plazhesh e trojesh për ndërtime.
Pazari i ofruar nga Babloku, për mos deklarimin real të të ardhurave, favorizon dhe krye-bashkiakun e Sarandës, Oltion Çaçi, cili ka biznes me grup hotolesh “Flower” në Sarandë e Golem dhe hotele në Vlorë e Himarë, ku ka zaptuar dhe sipërfaqe plazhesh në funksion të tyre.
Realisht, krye-bashkiaku Oltion Çaçi, për hotelet e tij ka paguar tatime si “biznes familjar”, ndërsa hotelet e tij janë skeduar si qendra grumbullimi e pastrimi parash; po nuk është prekur nga drejtësia, ngaqë ortak faktik me të, është një pronar medie; fakt të cilin Babloku e dinte, prandaj nga hotelxhi në Durrës e katapultoi kryetar bashkie në Sarandë.
Nga ky pazar mashtrimi fiskal, përfiton dhe krye-trafikanti, gjobëvenësi, pengmarrësi e vrasësi Andrea Çaushi alias Renato Çaushi nga tepelena, mik personal e bashkëpunëtor me krye-bashkiakun tepelenas të Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi.
Andrea Çaushi është arrestuar disa herë për trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe sulm të organizuar me armë, në hotelin e një bashkëpunëtori në trafik droge e pastrimi parash, por më pas armik me të, për prishje pazaresh droge dhe rival në biznesin e hotelerisë në Sarandë.
Përveç 5 hoteleve në Sarandë, Himarë, Vlorë e Durrës, trafikanti tepelenas Andrea Çaushi, ka uzurpuar Kalanë e Lëkurësit në Sarandë, të kthyer në resort me restorante, hoteleri e shezlongë.
Këtë do t'ia dorëzojë mafiozit Dajlan Avdia të “APEX”, mik i Bablokut dhe ndërtues kullash e pëfitues i lejes investitor strategjik, për një kompleks vilash e hotelesh në 68 hektarë tokë shtetërore dhe investim 500 milionë Euro, buzë detit pranë Kalasë së Lëkurësit në Sarandë.
Nga pazari i Bablokut, me lejimin e evazionit fiskal për hotelet e plazhet, përfiton dhe mafiozi Arben Muçobega nga Tepelena; i cili ka hotele në Sarandë, Himarë, Vlorë e Durrës, të ndërtuara me para krimi e korrupsioni të qeveritarëve, madje dhe ndërtim pallatesh nga Saranda në Tiranë.
Në qershor të vitit 2022, ministria e Mjedisit i dërgoi Bashkisë së Himarës, hartën për shpalljen e zonës së mbrojtur “Gjiri i Porto Palermos-Llamani” ku nuk lejoheshin ndërtime; po 1 muaj më parë, ministrja Mirela Kumbaro i hoqi disa sipërfaqe këtij parku, dhe bashkë me krye-bashkiakun Vangjel Tavo e Bablokun, ia dhanë mafiozit Arben Muçobega, për të ndërtuar hotele në bregdetin dhe plazhin e Llamanit./Pamfleti
Lini një Përgjigje