TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Dhjetor 2025, 09:18

Vijojnë protestat e fermerëve grekë, bllokohet sërish aksi Kakavijë–Janinë

Shkruar nga Pamfleti
Vijojnë protestat e fermerëve grekë, bllokohet sërish aksi
Pamje nga protesta e fermerëve grekë

Fermerët grekë vijojnë sërish protestat e tyre, duke shkaktuar bllokime të herëpashershme të akseve rrugore kryesore.

Policia Kufitare e Kakavijës ka njoftuar se edhe ditën e sotme aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të bllokohet për disa orë.

Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (sipas orës greke), qarkullimi i automjeteve në këtë aks, konkretisht në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i pamundur për shkak të protestës së fermerëve. Gjatë këtij intervali kohor do të lejohen të kalojnë vetëm automjetet që kanë emergjenca shëndetësore.

"Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës", thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje