TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Prill 2025, 21:24

Vijojnë problemet në spitalin Onkologjik, gazetari: Pacientët më kancer prej 4 ditësh pa rreze, është prishur pajisja!

Shkruar nga Pamfleti

Vijojnë problemet në spitalin Onkologjik, gazetari: Pacientët

Gazetari Osman Stafa, ka ngritur alarmin sërish për mungesën e shërbimit mjekësor në spitalin Onkologjik të Tiranës.

Në një intervistë për “OraNews”, Stafa tha se ata që bëjnë rreze në Onkologjik prej 4 ditësh  nuk e kanë marrë dot këtë shërbim, pasi sipas tij,  accelarator linear 2 është jashtë funksionit sepse i është prishur dera.

“Situata në shëndetësi është një dramë dhe ndjen një dhimbje. Ata që e paguajnë këtë janë pacientët shqiptarë. Ata që bëjnë rreze prej 4 ditësh accelarator linear 2 është jashtë funksionit sepse i është prishur dera. Ne kemi vetëm 2 accelarator në Onkologjik.

Pacientët që vuajnë nga kanceri dhe duhet të vazhdojnë protokollin e tyre, prej 4 ditësh janë2 pa rreze. Kontroll dhe sheh dokumentet që paguhen 300 milionë lekë për accelaratorët dhe këto pajisje prishën një herë në dy javë”, tha Stafa.

Lini një Përgjigje