TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Prill 2025, 21:22

‘O zogu na myte me atë fishkëllimën, s’të dëgjon kanerina’, Rama batuta me të riun

Shkruar nga Pamfleti

‘O zogu na myte me atë fishkëllimën, s’të

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS-së, gjatë takimit me banorë në Kashar të Tiranës, ka vijuar me batutat, qoftë në drejtim të opozitës, ashtu edhe ndaj një të riu që ishte present në takim dhe fishkëllente gjatë gjithë kohës.

“O zogu na myte me atë fishkëllimë, na myte mo burrë. Ç’paske qenë, do jesh në atë nxehtësinë e dashnisë që fishkëllen e fishkëllen, po nuk dëgjon kanarina, po na myte mor, apo e ke nga BE dhe ti”, tha Rama. 

Lidhur me kritikat e opozitës përsa i takon mitingut të hapjes së fushatës nga PS, Rama tha se fushata nuk do të hapej duke vajtuar.

"Kur thonë pse e fyeni popullin shqiptar që e hapni fushatën me këngë e me valle, sepse sipas tyre duhet ta hapnim me oii, duke vajtuar se Shqipëria sot nuk ka bukë se Shqipëria sot s’ka ujë, se njerëzit po vdesin rrugëve. Edhe kur thonë tallava këta aristokratët e mëdhenj, këta që gdhihen me Beethoven dhe ngrysen me Ëangerin, këta janë tallavaja më e madhe se është tallava tra la lala. E patë Belon aristokratin ju, prandaj ne na duhet që burrat që janë gjysma e mirë bashkë me shumicën e grave dhe vajzave dhe jemi në rregull", tha ai.

 

 

Lini një Përgjigje