TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Janar 2024, 08:26

Vetëvrasja e policit në Durrës, eksperti: 35 vite në shërbim, e hodhën në rrugë brenda ditës

Shkruar nga Pamfleti

Vetëvrasja e policit në Durrës, eksperti: 35 vite në

Ish-shefi i policisë, Faik Basha ka folur për vetëvrasjen e efektivit të policisë Arben Pjeçi, i cili i dha fund jetës duke qëlluar veten me plumb në zemër brenda ambienteve të komisariatit në Durrës.

Sipas ekspertit një arsye që mund të ketë ndikuar në marrjen e këtij akti ekstrem është pezullimi i tij nga detyra pas 35 vitesh shërbim. Ai tha se gjendja psikologjike e efektivit të policisë ka qenë shumë e rënduar.

“Një ndër pikat që këtë punonjës policia e ka dërguar edhe në vetëvrasje, mund të jetë edhe karriera e tij e gjatë në struktura dhe me një vendim brenda 24 orëve këtë e hedh në rrugë dhe në gojën e atyre që ky i ka luftuar për 35 vite.

Në këto kushte gjendja psikologjike dhe ekonomike e cila mund të ketë patur, se besoj se gjithë punonjësit e policisë ka pasur një rrogë që në momentin parë që do i shkëputej do e vendoste në kushte shumë të vështira edhe për të siguruar bukën e gojës, kushtet ekonomike dhe hedhja në rrugë pa asnjë mbrojtje në dorën e atyre që ky për 35 vite i ka ndjekur si shkelës të ligjit mund ta ketë dërguar deri në vetëvrasje”, tha eksperti.

vetevrasje polic durres eksperti

Lini një Përgjigje