Adriatik Lapaj, kreu i Shqipëria Bëhet, dhe dy aktivistë të kësaj partie, janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës, pasi tentuan të vendosin një çadër në trotuarin përballë Kryeministrisë, poshtë zyrës së Edi Ramës, në kuadrin e një proteste që ka hyrë në ditën e 90 të saj.
Lapaj akuzohet nga policia për pushtim toke.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. H. dhe A. B., për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike””, thuhet në një njoftim zyrtar.
Pasditen e së premtes, Lapaj, bashkë me aktivistët e Shqipëria Bëhet, tentuan të vendosin një çadër simbolike në trotuar, por vetëm pak minuta më pas, me dhjetra forca policore, ndërhynë dhunshëm.
Lini një Përgjigje