
USAID ka financuar më shumë se 6,000 gazetarë, rreth 700 redaksi 'të pavarura' dhe gati 300 organizata të shoqërisë civile të fokusuara në media në rreth 30 vende...
Debati mbi rolin e fshehur të USAID-it, Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar që administrata Trump dëshiron ta eliminojë dhe ta vendosë nën kontrollin e Departamentit të Shtetit, i ka kaluar kufijtë e Shteteve të Bashkuara. Po, sepse kjo agjenci, e krijuar zyrtarisht për të menaxhuar ndihmën humanitare në mbi 100 vende të botës me një buxhet mbi 46 miliardë dollarë, është përdorur ndër vite për operacione destabilizimi, "ndryshim regjimi" dhe ndërhyrje në vendet e huaja. Gjithashtu nëpërmjet financimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të mediave të etiketuara si “të pavarura”.
Dollarët në mbarë botën
Një hetim nga gazetari Lee Fang ka ekspozuar rolin e diskutueshëm të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar në financimin e gazetave dhe sipërmarrjeve botuese në mbarë botën, duke ngritur pikëpyetje në lidhje me pavarësinë dhe paanshmërinë e këtyre mediave.
Një nga rastet më emblematike të cituar nga Fang ka të bëjë me Coda Story, një organizatë gazetareske me qendër në Nju Jork që merret me "kundër dezinformimit", veçanërisht atë që vjen nga Federata Ruse. Një raport auditimi zbuloi se Coda Story mori fonde speciale nga National Endowment for Democracy (NED), një organizatë jofitimprurëse e lidhur ngushtë me USAID-in. Fondet e përdorura për të mbështetur nismat e saj gazetareske, gjë që ngre pyetje të shumta për ndikimin e mundshëm të financuesve në gazetë.
Një shembull tjetër domethënës është Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP), një organizatë gazetareske investigative e njohur për kontributin në skandale të tilla si Panama Papers. OCCRP mbështetet shumë në financimin e Departamentit të Shtetit dhe USAID-it. Siç raportoi Ryan Grim, këto fonde qeveritare nuk janë pa kushte: zyrtarët amerikanë dyshohet se kanë përdorur fuqinë e tyre për të ndikuar në vendimet editoriale dhe të personelit brenda organizatës. Organizata ka marrë 11 milionë dollarë nga agjencitë amerikane, duke përfshirë 5.7 milionë dollarë direkt nga USAID.
Lee Fang thekson më tej se si fondet e USAID-it kanalizohen te kontraktorët që operojnë media në mbarë botën, duke përfshirë Pact, Inc. dhe East West Management Institute. Një rast veçanërisht i diskutueshëm është ai i Interneës , një kontraktor i USAID-it që operon dhe financon disa media ukrainase. Internews operon në Evropë, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, ku shumica e financimeve vijnë nga USAID. Megjithatë, ngrirja e fondeve të USAID-it ka një ndikim të rëndësishëm në këto operacione mediatike.
Siç raportohet nga Zëri i Amerikës, organet e lajmeve "të pavarura" në më shumë se 30 vende, përfshirë Austrinë, Ukrainën dhe Mianmarin, po përballen me shkurtime ose janë në rrezik të mbylljes për shkak të kësaj mase. Ironikisht, vetë Zëri i Amerikës financohet nga taksapaguesit amerikanë.
Sipas Reporterëve pa Kufi (RSF), një ngrirje e financimit nga agjencia qeveritare e SHBA-së, USAID, ka lënë në pritje 268 milionë dollarë të destinuara këtë vit për të mbështetur “gazetarinë e pavarur dhe rrjedhën e lirë të informacionit”. Në vitet e fundit, raporton Kolumbia Journalism Review, USAID ka financuar më shumë se 6,000 gazetarë, rreth 700 redaksi të pavarura dhe gati 300 organizata të shoqërisë civile të fokusuara në media në rreth 30 vende. Megjithatë, ndikimi i vërtetë i bllokadës është i vështirë të matet, paralajmëron RSF, pasi shumë prej të prekurve shmangin të flasin për të nga frika e humbjes së fondeve të mëtejshme ose ekspozimit ndaj hakmarrjeve politike, raporton “Inside Over”.
Shqipëria
Në artikullin e medias italiane nuk përmendet Shqipëria, por dhe vendi ynë është në listën e shteteve që kanë marrë miliona për gazetari të pavarur. Një grusht individësh kanë marrë shumë projekt, gjoja për të nxitur gazetarinë cilësor, por në fakt sot media në Shqipëri është thuajse tërësisht e ndikuar nga qeveria.
Po ashtu janë disa media të quajtura investigative që veprojnë me porosi dhe duket se tani do mbesin pa para. Instituti i Medias, bashkë me disa emra që dalin përditë nëpër studio, kanë marrë miliona e miliona lekë nga USAID, vetëm për të mbledhur një orë disa studentët e Gazetarisë dhe duke ju folur për pavarësinë e medias. Pra, nëse SHBA heton fondet e dhëna për vendin tonë, do të dalin perla. /Pamfleti
Lini një Përgjigje