TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shkurt 2025, 13:26

Skandal tek One Albania, bie sistemi; njerëzit nuk kryejnë dot pagesat

Shkruar nga Pamfleti

Skandal tek One Albania, bie sistemi; njerëzit nuk kryejnë dot pagesat

Abonentët fatkeqë të kompanisë celulare One Albania nuk po gjenë dot ‘derman’ për të kryer pagesat apo rimbushjet që në mëngjes të ditës së sotme.

Ankesat e mbërritura në “Pamfleti” tregojnë qytetarë të shqetësuar, të cilët i kanë besuar kompanisë celulare dhe tani sorrollaten pa marrë një përgjigje se pse nuk mund të kryejnë dot pagesat.

Askush nuk ka dëshirë të madhe të japë para, por problemi qëndron që duke mos kryer pagesat nuk ofrohet dot shërbimi celular apo interneti (aq të domosdoshme për ditët ku jetojmë).

Mësohet se klientët nuk kanë gjetur dot zgjidhje, pavarësisht pritjes me orë të tëra.

One Albania është një ndër kompanitë më lehtësisht të hakerueshme, duke qenë se hera herës kanë ndërhyrë në sistemin e tyre dhe e kanë hakeruar. Kjo, pasi kompania, në papërgjegjshmëri totale, ashtu si dhe sot, nuk është kujdesur të mbrojë sistemin dhe klientët e vet.

Por, One Albania mund të bëjë ç’të dojë për sa kohë që nuk ka një ndërhyrje nga ana e shtetit, në mbrojtje të konsumatorit. Që tek tarifat që ‘vihen sipas qejfit’, tek interneti që mbaron sapo e ke mbushur, e deri tek bllokimi i sistemit që ‘sorrollat’ tani tërë paraditen, (e kush e di deri kur) qytetarët.

Prandaj One Albania ‘bën shumë mirë’ që “rrjep” paratë e qytetarëve dhe nuk ofron shërbimin./Pamfleti

one albania sistemi

Lini një Përgjigje