TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Maj 2026, 15:01

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojme te ndiqni nje bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zeze, ku nder te tjera vecojme:

Në Tiranë, efektivi i policisë Anxhelo Kumaraku u plagos aksidentalisht gjatë një atentati në Shkozë, ndërsa drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, e pezulloi nga detyra për shkelje disiplinore.

Ilir Meta ka akuzuar SPAK se po cenon mbrojtjen e tij ligjore, duke kërkuar që të mos zgjatet afati i fshehtësisë për dokumentet e kontratës me kompaninë amerikane GSIS. Ndërkohë, SPAK fitoi edhe 3 muaj shtesë hetime për dosjen e Tunelit të Llogarasë.

Në Sarandë, IKMT vijoi shembjen e beach-barit “Copacabana”, ndërsa disa drejtues policie dyshohet se favorizuan ndërtimin pa leje. Në Vlorë, persona të paidentifikuar dogjën një fadromë dhe tentuan të përfshijnë nga flakët mbi 20 mjete të rënda.

Po ashtu, një argjendari në Kamëz u grabit me dëme rreth 70 milionë lekë, ndërsa në Pogradec një biznes bulmeti u vodh për herë të dytë. Jashtë vendit, autoritetet europiane vijojnë goditjet ndaj rrjeteve shqiptare të trafikut të drogës, ndërsa në Britani u dënua rëndë trafikanti shqiptar Elton Hallaçi.

edicioni i lajmeve

Lini një Përgjigje