TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Maj 2026, 14:28

Konflikti në aeroportin e Vlorës, reagon Behgjet Pacolli: Drejtësia herët a vonë, vjen si rrufeja

Shkruar nga Pamfleti
Konflikti në aeroportin e Vlorës, reagon Behgjet Pacolli:
Behgjet Pacolli

Projekti i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, i prezantuar si një nga investimet strategjike më të rëndësishme për jugun e vendit dhe turizmin shqiptar, po përballet me probleme të shumta me përplasjet mes kompanive që po zbatojnë punimet.

Konflikti është mes me dy aksionerëve në Aeroportin e Vlorës, teksa administratori i shoqërisë koncesionare VIA, që tashmë kontrollohet nga 2A Group e Valon Ademit, i ka hequr nënkontraktimin Mabcos së Behgjet Pacollit duke ndaluar punonjësit e kësaj të fundit të hyjnë në kantier.

Për këtë ka reaguar edhe vetë Pacolli, i cili e cilësoi situatën si “terror ndaj punonjësve” dhe hodhi akuza të forta ndaj ish-bashkëpunëtorit të tij, Valon Lluka.

Në reagimin e publikuar, Pacolli deklaron se Mabco zotëron 98% të kuotave dhe se kompania ka investuar mbi 300 milionë euro në projektin e Vlorës.

"Kjo që po ndodh në Vlorë, ky terrorizim i grupeve kriminale ndaj punonjësve të investitorit të vetëm Mabco (pronarit të 98% të kuotave), i cili është i ekspozuar me mbi 300 milionë euro në Vlorë, i inkurajuar nga vendime gjyqësore të përkohshme, joligjore dhe jokushtetuese, e ka zanafillën te veprimet e pamoralshme, të dënueshme, mashtruese dhe tradhtare të Valon Llukës. Ai erdhi në grupin Mabetex, kaloi nëpër shumë funksione, u pasurua dhe në fund, pas 18 vitesh, tregoi fytyrën e tij të vërtetë dhe tradhtoi besimin që ia kishim dhënë.
Siç po e shihni, prej 9 muajsh jemi duke u përballur çdo ditë me trauma marramendëse, në kërkim të së drejtës dhe në përpjekje për të evituar më të keqen.
Tani po te drejtohem ty, A nuk të mjaftonte paga prej 30 mijë eurosh (me të gjitha të mirat e mirëkuptimin që kishe), por fute duart edhe te tjetërsimi i pronës që nuk është e jotja. Si munde ta shesësh pronën e huaj? Kush të shtyu ta bësh atë? E bëre për një përqindje, ashtu siç të kishte premtuar partneri yt në këtë vepër kriminale, nëse do ta kryenit me sukses këtë akt të shëmtuar.
Ti falsifikove dokumente, vula dhe çdo gjë tjetër. Pse, para se ta kryeje këtë akt të shëmtuar, nuk erdhe të kërkoje ndihmë, si herët e tjera? Ndoshta do të të kisha ndihmuar. Pse e mbajte këtë akt të fshehur për më shumë se 5 muaj, derisa rastësisht e zbuluam, pse unë nuk kisha bërë asnjë hulumtim, sepse kisha besim tek ti?
Ti i përbuze të gjitha: përbuze bujarinë dhe shtëpinë time. Mos harro se drejtësia, herët a vonë, vjen si rrufeja.", shkruan Pacolli në reagimin e tij.

Konflikti me dy aksionerëve në Aeroportin e Vlorës është thelluar edhe më shumë, teksa administratori i shoqërisë koncesionare VIA, që tashmë kontrollohet nga 2A Group e Valon Ademit, i ka hequr nënkontraktimin Mabcos së Behgjet Pacollit duke ndaluar punonjësit e kësaj të fundit të hyjnë në kantier.

Punimet në Aeroportin e Vlorës janë kryer sipas një skemë nënkontraktimi të barabartë mes dy shoqërive aksionerë në koncesion. Shoqëria koncesionare Vlora International Airport ose shkurt VIA, ka nënkontraktuar gjysmën e punimëve, përfshirë ndërtimin e pistës, tek shoqëria 2A Group e Valon Ademit dhe gjysmën tjetër, ku përfshihet ndërtimi i terminalit, tek Mabco e Behgjet Pacollit.

konflikti në aeroportin e vlorës reagon behgjet pacolli

1 Komente

  1. Y
    Ylli

    O qat gji-pi-ti o be-gjet e kan bo aq matematik kta te drejtesis dhe Po ti blesh të gjith si ne gjith boten te lene te presesh se thone per sa para behet fjale sa merr ti e sa do marrim ne

    Lini një Përgjigje