TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Shkurt 2026, 14:58

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni zhvillimet kryesore nga kronika e zezë deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar 39 vite burg për 7 zyrtarë të kompanisë “5D”, të cilët u gjykuan me procedurë të zakonshme. Në një rast tjetër, SPAK kërkoi dënimin e kryebashkiakes Majlinda Bufi për “përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i propozuar u reduktua në 1 vit burg, me mundësi vendosjeje në shërbim prove dhe heqje të funksioneve publike për 5 vite.

Në Belgjikë, gjykata dënoi bosin e mafias, Franc Çopja, me 25 vite burg për vrasjen e Ardit Spahiut, ndërsa bashkëpunëtorët e tij, Mikael Qosja dhe Flobenc Meçja, u dënuan me burgim të përjetshëm. Ndërkohë, në Shqipëri u zhvilluan operacione ndaj rrjeteve kriminale: në Call-Centerin në Myslym Shyri, u arrestua një shtetas italian, “Giorgio”, që tentonte të largohej nga vendi, ndërsa në Holandë u sekuestruan 500 kg kokainë në ngarkesë frutash, mes të arrestuarve edhe dy shqiptarë.

Në Tiranë, Gjykata caktoi masat e sigurisë për të arrestuarit në rastin e plagosjes së një 18-vjeçareje, duke lënë në burg të dashurin e saj për “moskallëzim krimi”. Në Durrës, u arrestua një 45-vjeçar që kërcënoi një 38-vjeçar me automatik pas një sherri për motive banale. Një rast tjetër i rëndë ishte arrestimi i tetë personave që shfrytëzonin fëmijët 9–11 vjeç për të lypur dhe për të punuar gjatë natës; katër prej tyre u dërguan në burg dhe katër në arrest shtëpie.

Një 23-vjeçare nga Sukthi vdiq pas dyshimeve për helmim me fotoksinë, ndërsa një 22-vjeçar shqiptar u qëllua me thikë në Londër, ku policia arrestoi dy vajza 25-vjeçare dhe një 28-vjeçar si të dyshuar. Në Itali, një konflikt mes bashkëatdhetarësh mori jetën e 25-vjeçarit Kevin Muharremi dhe dalin të reja nga ngjarja e rëndë. Po ashtu, një aksident në Greqi përfshiu një 15-vjeçar dhe hetimet nxjerrin fakte të reja, ndërsa një zjarr në Spanjë la të vdekur pesë persona, përfshirë të mitur, ndërsa shkaqet mbeten të paqarta.

Lini një Përgjigje