
Pas urdhërit të Bablokut për të shembur edhe objektet e legalizuara, rrethohet "Air Albania"...
Forca të shumta të Policisë Bashkiake, Policisë së Shtetit dhe Inspektoratit Kombëtar të Menaxhimit të Territorit (IKMT) kanë vënë në "shtet rrethim" zonën përreth Stadiumit “Air Albania” në Tiranë, pasi kanë nisur një operacion për lirimin e hapësirave publike të zëna nga lokale dhe restorante.

Autoritetet kanë vendosur shirita rreth pjesës pranë stadiumit, ku shihet që tavolina dhe karrige të lokaleve në katin e parë janë grumbulluar dhe larguar nga territor i publikut. Po ashtu shihen fadroma dhe kamionçina prezente.

Kjo ndërhyrje vjen menjëherë pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama për nisjen e një operacioni të gjerë për shembjen e objekteve të ndërtuara pa leje, edhe pse disa prej tyre janë të legalizuara.
“Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike duke ngritur tenda hekuri, jo vetëm që do të reagohet me zero tolerancë duke i anulluar ligjërisht, por do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona”, tha Rama.
Si duket pas ultimatumti të tij, duket se nuk do të kursehet askush. Edhe pse shumë shtesa dhe tenda mund të jenë të legalizuar, sipas urdhërit të Bablokut duhen hequr.



Lini një Përgjigje