
Një ditë pasi zjarrfikësit arritën të vendosnin nën kontroll zjarrin në Drenovë të Mallakastrës, vatra është aktivizuar sërish.
Shërbimet zjarrfikëse kanë rinisur operacionin për shuarjen e flakëve. Bëhet me dije se situata është e vështirë për shkak të terrenit malor që pamundëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.
Zjarri në brendësi të pyllit me pisha ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.
Lini një Përgjigje