TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Korrik 2025, 19:37

Nga Agjencia e Barnave, te AKU, ISHP dhe IKMT, Rama furtunë në inspektorate; lista me 14 institucionet që ‘shkrihen’

Shkruar nga Pamfleti

Nga Agjencia e Barnave, te AKU, ISHP dhe IKMT, Rama furtunë në

Ja inspektoratet që i nënshtrohen procesit të ristrukturimit...

Në kuadër të aksionit që ka nisur kryeministri Edi Rama, do të ristrukturohen plot 14 inspektorate dhe drejtori që kanë të bëjnë me menaxhimin e mjedisit, barnave, territorit, ushqimit, etj.

Pak ditë mëa parë, ishte vetë kryeministri që njoftoi ‘shkrirjen’ e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, por ai nuk do të jetë i vetmi. Pasi në proces ristrukturimi do të futen edhe Agjencia e Barnave, IKMT, ISHP dhe shumë inspektorate të tjera. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë. Sipas tij, organet që ristrukturohen janë:

a) Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore;

b)  Agjencia Kombëtare e Mjedisit;

c)  Agjencia Kombëtare e Pyjeve;

ç)  Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura;

d)  Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve;

 dh) Autoriteti Kombëtar i Ushqimit;

e)  Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave;

ë)  Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës;

f)   Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit;

g)  Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore;

gj)  Inspektorati Shtetëror Shëndetësor;

h) Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore;

i)   Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut;

j)  Instituti i Shëndetit Publik.

Sipas vendimit, funksionet inspektuese të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar dhe të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit transferohen në inspektoratet e reja qendrore, që do të krijohen sipas fushave të inspektimit, që mbulojnë ministritë përgjegjëse dhe sipas parimeve të ligjit nr.99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

Qeveria ka nisur një aksion të gjerë për lirimin e hapësirave publike, sigurinë ushqimore, etj. Një javë më parë ishte Rama që lajmëroi se do të kemi ristrukturim total në inspektorate.

Duhet menjëherë të pezullohet veprimtaria e AKU-së. AKU-ja duhet ndaluar me urgjencë që të vazhdoje të veprojë sepse me shumë se sa mirë bën dëm. Duhet pezulluar, duhet ngritur një komision i posaçme për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së dhe procesi i bashkimit të atyre inspektorateve të ndryshme që është vendosur më ligj, duhet të kalojë nga një proces i seleksonimit të burimeve njerëzore që do merren me inspektim”, tha ai.

Lini një Përgjigje