TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Janar 2024, 07:33

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, mësoni si do të jetë moti sot

Shkruar nga Pamfleti

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, mësoni si do të jetë moti sot

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vlera termike në rënie të ndjeshme për të shkak i depërtimit të masave ajrore polare që ka përfshirë jo vetëm vendin tonë por pjesën më të madhe të Europës.

Ditën e sotme moti pritet të jetë me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët e hera – herës mesatar në dy ekstremet veri- jug. Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 1000 metër dhe malësitë e jugut në lartësitë mbi 800 metër reshje bore me intensitet të ulët lokalisht mesatare.

Era me drejtim verilindje – juglindje shpejtësi 1-8m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era heras-herës bëhet relativisht intensive me shpejtësi 10-15m/sek. Valëzimi në dete 1-3 ballë

Nesër moti pritet të jetë i kthjellët dhe me alternime vranësirash. Ngrica përgjatë akseve rrugore në relievet malore. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore. Era me drejtim verilindje – juglindje shpejtësi mesatare 1-8m/s, përgjatë vijës bregdetare sidomos në bregun verior dhe lugina era heras-herës bëhet relativisht intensive shpejtësi deri në 9-17m/sek.

moti parashikimi i motit

Lini një Përgjigje