TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Korrik 2025, 22:42

Çudira shqiptare/ Tushemishti si ‘Big Brother’, çdo 5 metra një kamera sigurie; AADF mohon përfshirjen

Shkruar nga Pamfleti

Çudira shqiptare/ Tushemishti si ‘Big Brother’, çdo 5

Në anë rrugës që të çon në Drilon dhe Tushemishtit përgjatë bregut të liqenit të Pogradecit, janë vendosur një seri shtyllash rreth çdo 5 metra distancë. Në secilën prej tyre janë instaluar kamera, të cilat kanë ngjallur kureshtjen e të gjithë mbi motivin përse duhet “një Big Brother” në një ndër 100 fshatrat turistik të Shqipërisë.

Në mediat sociale ka shpërthyer një debat pasi në dukje kamerat janë të kushtueshme, madje flitet 12 mijë euro njëra shtyllë. Por kush i ka vendosur këto kamera, dhe me çfarë qëllimi.

Fillimisht u tha se projekti është financuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)  ndërsa zbatuesi në terren është Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Drejtuesi i tij, Dritan Agolli pak muaj më parë dha këtë shpjegim për investimin ”Veçanti e këtij projekti janë 58 ndriçues inteligjentë të pajisur me sensorë ajri, kamera sigurie dhe ekrane informuese me prekje për turistët”, por mbetet e paqartë se përse nevojiten kamera sigurie për çdo shtyllë, në një hapësirë të kufizuar.

Por Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka mohuar për Report Tv të jetë financues i projektit që ka "mbushur" shëtitoren e Tushemishtit me kamera të shumta sigurie, të cilat janë të instaluara çdo 5 metra.

Në përgjigje të kërkesës suaj, ju bëjmë me dije se Ligji nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” rregullon të drejën e njohjes me informacionin që prodhohet ose mbahet nga autoritetet publike.

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) është një organizatë jofitimprurëse e themeluar më 9 shtator 2009 sipas ligjeve të shtetit të Delaëare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me mbështetjen e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila vepron nëpërmjet degës së saj në Shqipëri në programe në fushat e edukimit dhe lidershipit, sipërmarrjes, kulturës dhe eko-turizmit dhe menaxhon fondet e veta për të çuar përpara misionin e saj.

Si rrjedhim, AADF nuk është subjekt i Ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

Megjithatë, sqarojmë se zbatimi i projektit, të cilit i referoheni në kërkesën tuaj, nuk është financuar nga AADF”, thuhet në përgjigjen e AADF. /Shqiptarja.com

Çudira shqiptare/ Tushemishti si ‘Big Brother’, çdo 5

 

Lini një Përgjigje