Gjykata në Beograd ka liruar nga paraburgimi Millan Radoiçiçin, një ditë pas marrjes në pyetje.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për caktimin e masës së paraburgimit për Radoiçiçin, pas intervistimit.
Prokuroria e ka kërkuar paraburgimin me arsyetimin e rrezikut të arratisjes.
“Gjykata e Lartë në Beograd ka lëshuar një deklaratë në të cilën thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd, pasi ka dëgjuar të pandehurin Millan Radoiçiçin për arsyet e caktimit të paraburgimit, ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për burgosjen e tij, duke iu referuar nenin 211 paragrafi 1 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, pasi nuk rrezikohet që ai të largohet nga vendi.”, shkruan b92.
Gjykata i ka ndaluar largimin prej territorit të Serbisë. Sipas vendimit, ai do të duhet të paraqitet në stacionin policor në datat 1 dhe 15 të çdo muaji.
Radoiçiç i është marrë pasaporta e Republikës së Serbisë dhe është paralajmëruar se mund t'i shqiptohet paraburgimi nëse i shkel të drejtat dhe detyrimet.
Ai akuzohet për blerje të armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla në Bosnje dhe Hercegovinë, nga janari 2023 deri më 24 shtator.
Kush është Milan Radojçiç?
Radojçiç ka mbajtur postin e nënkryetarit të Listës Serbe, partisë dominuese serbo-kosovare në veri të vendit. Radojçiç konsiderohet si njeriu i besuar i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Rreth vitit 2017, ai e përshkroi atë si ‘gardian të Serbisë në Kosovë’. Pas sulmit në veri atij i janë konfiskuar edhe dokumente, duke përfshirë edhe leje për armë të lëshuar në Serbi.
Lini një Përgjigje