TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Qershor 2023, 11:06

U merrte para studentëve për provimet, pezullohet nga detyra rektorja e Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’ në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

U merrte para studentëve për provimet, pezullohet nga detyra rektorja

Rektorja e Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’ në Shkodër është pezulluar nga detyra pasi akuzohet për korrupsion. Vendimi është dhënë sot nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Ky vendim erdhi pas publikimit të një video të një emisioni investigativ ku shihej se Suzana Golemi, ku i kërkonte lekë studentëve për të kaluar provimet.

U merrte para studentëve për provimet, pezullohet nga detyra rektorja

Denoncimi u bë nga emisioni Stop, ku u denoncua rektorja Golemi dhe pedagogia Donalda Laçej. Nga 120 studentë, 110 prej tyre, janë ngelës në lëndën e biokimisë. Ata që kanë mundësi ekonomike sipas denoncimit japin minimalisht 150 Euro për të marrë provimin. Një prej tyre i dha 150 euro rektores dhe sipas bisedës së përgjuar mes tyre, ajo i garantoi kalimin në provim.

pezullohet nga detyra rektorja e universitetit ‘luigj gurakuqi’ në shkodër

Lini një Përgjigje