TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Nëntor 2025, 14:20

“U manipuluan votat më 11 maj”/ GJKKO i jep të drejtë Aulon Kalasë, i kërkon SPAK të nisë hetimet

Shkruar nga Pamfleti

“U manipuluan votat më 11 maj”/ GJKKO i jep të drejtë

GJKKO i jep të drejtë Aulon Kalasë për pretendimin për manipulim votash në Durrës, për zgjedhjet e 11 majit. GJKKO i ka kërkuar SPAK që të nisë hetimet për rastin.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi, pas refuzimit të kallëzimit nga prokurori i SPAK, Ols Dado, i cili e kishte kaluar çështjen për kompetencë te Prokuroria e Durrësit.

Kalaja kishte depozituar kallëzimin duke ngritur akuza mbi krim zgjedhor, por prokuroria fillimisht e konsideroi çështjen jashtë juridiksionit të saj.

“Çështja e votës është më rëndësi. Të vihen para përgjegjësisë ata që prekën votat”, tha ndër të tjera Kalaja në një prononcim për gazetarët, pas vendimit.

Kalaja kërkon nga SPAK që të hetojë vendimin e paligjshëm të KAS, i cili vendosi për të rinumëruar pothuajse dyfishin e kutive që kaloi në proces dhe për shkak të trendit të lartë të tjetërsimit të votave të kandidatëve, e ndërpreu procesin.

Denoncimi u depozitua më 22 korrik. Kalaja deklaroi se i kishte kërkuar SPAK-ut që të sekuestronte kutitë e Durrësit dhe të bëhej rinumërimi i tyre, teksa akuzoi edhe KAS-in për shpërdorim detyre.

“U manipuluan votat më 11 maj”/ GJKKO i jep të drejtë

Lini një Përgjigje