Në komisionin për Nismat Qytetare, kreu i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba, është ankuar për kushtet në të cilat punon ky institucion.
Në fjalën e tij, ai u shpreh se mbledhjet mbahen në një ambient që përdoret edhe si arkivë, ndërsa ka vetëm një tualet që përdoret për 35 zonja.
Ai kërkoi një zgjidhje urgjente teksa foli edhe për një tjetër problematikë atë të higjenës. Sipas tij janë 35 zonja që detyrohen të përdorin vetëm 1 tualet.
“Autoriteti i Konkurrencës është institucion vetëm buxhetor pa asnjë të ardhur tjetër. Deri në muajin shtator buxheti është realizuar 63%. Për vitin 2026 kërkojmë 14.2 milionë lekë shtesë për zgjerimin e godinës, mirëmbajtjen e infrastrukturës së teknologjisë në sistemin informatik.
Për sa u përket burimeve njerëzore gjatë vitit 2024 janë larguar 3 inspektorë për shkak të kushteve të këqija dhe pagës së ulët. Jemi si sardele 7 veta në një zyrë. Një çështje që kërkon zgjidhje urgjente, janë ambientet e punës.
Ky institucion është krijuar në 2004, në momentin e krijimit ka pasur 13 punonjës dhe është zhvendosur në ambientet aktuale ku ka edhe sot pas 21 vitesh. E ka nisur punën me 13 punonjës sot jemi 49, jemi në po të njëjtat ambiente.
Ne jemi në kushtet edhe të problematikave të higjienës. 35 zonja që shkojnë në një tualet, është banale që po e them, por ka ardhur momenti për ta thënë se nuk mban më. Nuk ka arkiva, në ambientet ku bëjmë mbledhje përdoret për arkivë. Muret janë plot me dosje, që nuk duhen mbajtur ashtu, por nuk kemi ku ti mbajmë”, tha Biba.
Lini një Përgjigje