TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Nëntor 2025, 14:08

21 janari, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

21 janari, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK

Muhamet Rrumbullaku, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, është paraqitur mesditën e sotme në SPAK.

Mësohet se Rrumbullaku është thirrur nga SPAK me cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me dosjen e 21 janarit.

Në atë kohë, Rrumbullaku ka mbajtur funksionin e zv.Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Në kuadër të hetimeve për 21 janarin, në SPAK janë paraqitur në periudha të ndryshme nga Ndrea Prendi, ish-komandanti i Gardës së Republikës te Lulzim Basha, ish-ministër i Brendshëm.

Ndërkohë SPAK ka thirrur edh eish-Kryeministrin Sali Berisha, ndërsa do të jenë një seri zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh që pritet të paraqiten në Prokurorinë Speciale.

2 Komente

  1. S
    S...Xh.

    Shume mire. Eshte shume vone

    1. F
      Fadil Hitaj

      Vazhdoni punen se jeni shume von. Njerzit presin te dalin perpara drejtesise urdheruesit e vrasjeve ne bulevard. Te thirren edhe ata qe komentuan qe vrasjet ishin nga afer,apo cadra e stololaps pistolet apo brockullat e Arben Imamit per bencin e mbushur me dinamit qe e sajuan vet e shume gera te tjera.

      Lini një Përgjigje