TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Janar 2025, 17:27

U hoq nga rrethrrotullimi në hyrje të Tiranës, ‘Shqiponja’ përfundon në qytetin e Kukësit!

Shkruar nga Pamfleti

U hoq nga rrethrrotullimi në hyrje të Tiranës,

Simboli i Shqiponjës i cili dikur ishte vendosur në rreth rrotullimin në hyrje të Tiranës, në sheshin me po të njëjtin emër “Shqiponja”, tani do të vendoset në Kukës.

Lajmi është konfirmuar nga ish drejtuesi socialist për Kukësin, Pandeli Majko, i cili sqaroi se simboli i Shqiponjës do të vendoset në rreth rrotullimin e Gostilit, në hyrje të qytetit të Kukësit.

““Shqiponja” e sheshit të dikurshëm të Tiranës, do të vendoset tek rrethrrotullimi i Gostilit, në hyrje të Kukësit!
Kjo u realizua falë mirëkuptimit të mikut tim Lazim Destani (i cili është dhuruesi i saj), miratimit të Edi Ramës dhe bashkëpunimit të bashkisë së Tiranës! Albert Halili, kryetari i Bashkisë së Kukësit si protagonist i këtij procesi po kordinon punën për vendosjen e “shqiponjës”!… Mbarësi!”, shkruan Majko në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Shqiponja ishte vendosur në rreth rrotullimin në hyrje të Tiranës në vitin 2012, si simbol i 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa u hoq 6 vite më pas, në nëntor të 2018, pasi zona do të përfshihej nga punimet për projektin e Unazës së Madhe.

Lini një Përgjigje