Kontrolli i Lartë i Shtetit nis auditim për ngjarjen e djeshme ku u dëmtua HEC-i i Sasaj në Lukovë.
Kontrolli i institucionit më të rëndësishëm auditues shqiptar, pritet të ketë në objekt verifikimin e shkaqeve që çuan në situatën problematike të ditës së djeshme e cila solli dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas burimeve të KLSH, objekt i kontrollit do të jetë jo vetëm kompania që ka në pronësi këtë strukturë mbi anën teknike, cilësinë e punimeve si dhe atë të projektimit por edhe institucionet që kanë për detyrë të kontrollojnë këtë HEC dhe të tjerë.
Baseni i hidrocentralit të Sasajt në Bunec është çarë mesditen 16 janarit 2025, duke bërë që 15 mijë metër kub ujë të vërshojnë në fshatin Bunec të Lukovës. Banorët e fshatit bregdetar të Bunecit në Lukovë përreth dy orë mbeten në izolim derisa ndërhynë emergjencat për të hapur rrugën.
Muri rrethues i ujëmbledhësit të hidrocentralit Sasaj u ça rreth orës 12:38.
Uji dhe balta ka shkaktuar bllokim për gati 2 orë të rrugës nacionale Bunec - Piqeras e cila ka qenë e kalueshme vetëm nga automjetet e rëndë. Uji dhe balta vërshoi në 12 biznese, kryesisht bare e restorante, duke shkaktuar dëme materiale. Po kështu u dëmtua baza ushqimore e bagëtive në dy familje.
"Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë. Si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë ne 2 familje" informoi ministria e Mbrojtjes duke saktësuar se ujëmbledhësi i Sasajt ishte ndërtuar në vitin 2010
Uji dhe balta vërshoi në 12 biznese, kryesisht bare e restorante, duke shkaktuar dëme materiale. Po kështu u dëmtua baza ushqimore e bagëtive në dy familje.
Lini një Përgjigje