TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shtator 2023, 22:52

“Trondit” Karamuço: 4 nga 8 oligarkë janë me dosje në SPAK, dy janë thirrur dhe njërit i kanë bllokuar serverin

Shkruar nga Pamfleti

“Trondit” Karamuço: 4 nga 8 oligarkë janë me dosje

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë, pasi është shprehur se SPAK ka vënë në hetim 4 oligarkë në vend.

Karamuço nuk dha detaje se përse po hetohen ata, por u shpreh se dy prej tyre janë thirrur tashmë në SPAK.

Në emisionin "Top Story" të Grida Dumës, Karamuço zbuloi se një oligarku, SPAK i ka bllokuar serverin e menaxhimit të aseteve në jug të vendit. Ai tha se ky server do të "nxjerrë çudira" nëse zbërthehet.

"4 nga 8 oligarkë janë të përmendur në SPAK, 2 prej tyre janë thirrur, njërit prej tyre i janë bllokuar serverat që menaxhon asetet në jug të vendit. Aty do të dalin çudira. Vilat në resortet ku rrinin këta këtë verë kanë qenë të mbyllura.

I ka hyrë frika e SPAK, ka patur agjentë të BKH-së që kanë qëndruar për të parë kush hyn e kush del në këto vila", deklaroi Karamuço.

karmuco spak

Lini një Përgjigje