TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Korrik 2024, 16:19

Tragjedia me Pal Trashajn/ Gazetari Doçi: E kam takuar disa muaj më parë! Ishte i revoltuar dhe u përbetua se do sakrifikohej para SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia me Pal Trashajn/ Gazetari Doçi: E kam takuar disa muaj më

Pal Trashaj, 63 vjeçari nga Lezha i dha fund jetës pasi piu fostoksinë përpara dyerve të SPAK ditën e djeshme.

Trashaj kishte marrë kredi vite më parë rreth 76 mijë lekë të reja, por institucioni mbledhjes së kredive i kërkoi më pas 5 milion lekë të vjetra. Më pasi atij dhe familjarëve iu bllokuan pasuri, derisa Trashaj nga dëshpërimi pasi kërkonte edhe një takim me një nga agjentët e BKH-së i dha fund jetës.

Në ‘Përballje’ Report Tv u diskutua më shumë lidhur me rastin e tij. Gazetari Adriatik Doçi solli më shumë detaje nga jeta e Trashaj. Ai rrëfue si e kishte takuar të ndjerin disa kohë më parë, i cili i tregoi dhe problematikën që kishte. 

Pal Trashaj është viktimë e veprimtarisë kriminale të bandës së  mikrokredive. Bandë e cila është denoncuar në media prej 2 vitesh por është edhe viktimë e shurdhërisë së institucioneve publike për shkak të mosveprimit të një veprimtarie kriminale  viktimat e të cili janë me mijëra. Trashaj më ka kontaktuar me telefon para disa muajsh. E kam takuar, siç kam takuar edhe viktima, ishte i revoltuar përbetohej që sakrifikohej para SPAK do digjte veten për shkak të padrejtësisë që i ishte bërë për një kredi që pretendonte se e kishte shlyer por e kishin futur në këtë skemë kriminale të zhvatjes. Kjo bandë ka marrë një mikrokredi në një institucion financiar në 2008. U kalua si kredi e keqe, duke pretenduar se nuk janë shlyer 76 mijë lekë të reja. E kaloi tek institucioni i mbledhjes së kredive MCA”, tha ai.

Më tej gazetari Doçi shprehet se përgjegjësia për lindjen e institucioneve të tilla të mbledhjes së kredive të këqija dhe shndërrimit të tyre në banda kriminale është e Bankës së Shtetit, e cila i ka lejuar dhe licensuar.

MCA është me pronësi të Arben Maksutit që është arrestuar me urdhër të Prokurorisë si kokë e mikrokredive. Pastaj MCA i ka kërkuar Pal Trashaj, nga 76 mijë lekë të reja, rreth 5 milion lekë të vjetra. Me këtë shumë është përfshirë në këtë skemë edhe përmbarimi duke u vënë në lëvizje. I janë bllokuar gjithë pasuritë në emër të tij dhe familjarëve. Në këtë aktivitet janë përfshirë edhe bankat e nivelit të dytë ku familjarët merrnin llogari bankare. Trashaj është simbol i veprimtarisë kriminale të bandës së mikrokredive. Bandë e cila e ka mbështetjen kryesore tek Banka e Shqipërisë. Kemi një reagim nga 2019 nga ministria e Drejtësisë, por kemi vonesë 5 vitesh nga ana e Prokurorisë për të goditur bandën e mikrokredive. Dhe është goditur në mënyrë të pjesshme”, vijoi ai.

Lini një Përgjigje