
Mbledhja e këshillit bashkiak të Elbasanit e cila u ndërpre të Hënën pas incidenteve të ndodhura në sallë, është shoqëruar sërish me tensione ditën e sotme.
Disa qytetarë të mbështetur nga grupi i këshilltareve të opozitës edhe sot po protestojnë në hyrje të sallës ku po mbahet mbledhja për tu anuluar vendimin për rritjen e tarifës së ujit të pijshëm.
Kreu i grupit të këshilltarëve të opozitës Blendi Himçi deklaroi bojkot pa afat të mbledhjeve të këshillit bashkiak Elbasan.
Qytetarët së bashku me këshilltarët e opozitës kanë kërkuar tërheqjen e vendimit të kërkon të rrisë me 40 për qind tarifën e ujit të pijshëm në qytetin e Elbasanit.
Kujtojmë se në mbledhjen e ditës së hënë, qytetarët u futuën brenda sallës ku po zhvillohej mbledhja e Këshillit Bashkiak dhe patën përplasje me këshilltarët e mazhorancës, gjë që solli dhe anulimin e mbledhjes.
Lini një Përgjigje